Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019
Një e katërta e vendeve në botën në zhvillim janë më të varfra se sa ishin në vitin 2019, para pandemisë së Covid-it, ka zbuluar Banka Botërore. Organizata me seli në Washington tha se një grup i madh vendesh me të ardhura të ulëta, shumë prej tyre në Afrikën Sub-Sahariane, kanë pësuar një tronditje negative gjatë gjashtë viteve deri në fund të vitit të kaluar. The Guardian shkruan Banka tha se rritja globale ka “ngadalësuar” që prej pandemisë, dhe ritmi aktual është “i pamjaftueshëm për të ulur varfërinë ekstreme dhe për të krijuar vende pune aty ku nevoja është më e madhe”. Rritja ekonomike në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim pritet të ngadalësohet nga 4.2% vitin e kaluar në 4% vitin e ardhshëm, sipas raportit....
Burimi:
javanews.al