Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime
Një investigim i gjatë i publikuar nga ekipi i të ndjerit Aleksei Navalny hedh dritë mbi një tjetër pronë luksoze që dyshohet se i përket presidentit rus Vladimir Putin, këtë herë në gadishullin e Krimesë, territor i pushtuar ilegalisht nga Rusia që prej vitit 2014. Bëhet fjalë për një kompleks gjigant rezidencial me vlerë mbi 100 milionë euro, i ndërtuar mbi një shkëmb në Kepin Aya, me pamje direkt mbi Detin e Azovit, vetëm pak kilometra në jug të qytetit strategjik të Sevastopolit. Sipas dokumenteve, fotografive dhe pamjeve satelitore të paraqitura në investigimin e publikuar nga bashkëpunëtorët e Navalnyt, vila ishte ndërtuar fillimisht për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Pas rrëzimit të tij nga pushteti dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prona u sekuestrua...