Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave! Sali Berisha është i vetmi që ngrohej në zjarrin e familjes së diktatorit

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave! Sali Berisha është i vetmi që ngrohej në zjarrin e familjes së diktatorit

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka ironizuar opozitën, teksa këta të fundit kanë kërkuar një qëndrim nga Parlamenti shqiptar pro ndërhyrjes së SHBA në Irak. Balla tha se kryeministri Edi Rama është shprehur qartë dhe prerë se vendi ynë është në mbështetje të plotë të aleatëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më tej komentoi protestën e opozitës, duke thënë se në momentin që SHBA godiste Iranin, protestuesit sulmonin godinat në vend. Pjesë nga diskutimi: Balla: Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin objektivat e regjimit të ajatollahëve, ajatollahu i fundit në Europë ju urdhëronte ju dhe ata që ju vinin nga mbrapa të sulmonin godina. Ndërhyn Ina Zhupa. Balla: Ina, nuk ke pse bërtet...