“Babai më përdhunoi, futeni në burg”, 23-vjeçarja bën denoncimin në polici edhe për nënën: Çfarë ka ndodhur me mua dhe motrën
Një 23-vjeçare në Kretë të Greqisë ka denoncuar babain e saj në polici, duke e akuzuar për përdhunim. E reja, e cila sipas mediave greke është me aftësi të kufizuara, ka deklaruar se i ati ka abuzuar me të dhe motrën e saj. “Babai im më përdhunoi shumë herë. Futeni në burg “, tha 23-vjeçarja. Vajzat kanë denoncuar jo vetëm babain e tyre, por edhe nënën. Çifti i bashkëshortëve akuzohen për abuzim dhe përdhunim. Pas referimit të rastit, policia ka arrestuara babain e vajzave, 54-vjeç. Mediat greke bëjnë me dije se priten rezultatet e testit të ADN-së, të cilat konsiderohen vendimtare për zhvillimin e çështjes. Vëllai i vajzave të mitura, i cili ka marrë përsipër kujdesin e dy motrave pas zbulimit të rastit dhe zhvillimeve...
Burimi:
vizionplus.tv