Avioni ushtarak i Katarit me 104 persona në bord përplaset me dritat e aeroportit të Milanos

Avioni ushtarak i Katarit me 104 persona në bord përplaset me dritat e aeroportit të Milanos

Një avion ushtarak transportues i Katarit, i cili po transportonte personel sigurie për forcimin e masave gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, u përplas me një shtyllë ndriçimi të dielën, gjatë procedurës së uljes në aeroportin Malpensa të Milanos. Sipas Guardian, avioni po transportonte 104 anëtarë të forcave elitare të sigurisë së Katarit, si edhe mjete të rënda, automjete të mëdha tip SUV dhe snoëmobile, në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me qeverinë italiane, pavarësisht se Katari nuk merr pjesë në këto lojëra. Një burim nga Ministria e Brendshme italiane deklaroi se forcat e sigurisë së Katarit janë të angazhuara “kryesisht në një rol trajnues”. “Katari është një partner thelbësor në planin e sigurisë dhe çdo interpretim negativ i marrëveshjes është i pabazë”, shtoi burimi. Qeveria italiane...