Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar këtë të martë, më 23 dhjetor, se kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me një avion privat Falcon 50 që transportonte shefin e ushtrisë libiane dhe katër persona të tjerë, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas një vizite në Turqi. DW shkruan se avioni u nis nga aeroporti Esenboga në Ankara në orën 20:10 (sipas orës lokale). “Kontakti me avionin u humb pas 40 minutash”, tha ministri Yerlikaya në një postim në X. Avioni dha një sinjal për ulje emergjente pranë Haymana, një distrikt në jug të Ankarasë, përpara se të ndërpritej çdo komunikim. Më pas, kryeministri libian Abdul-Hamid Dbeibah e konfirmoi vdekjen e shefit të ushtrisë së Libisë dhe katër personave të tjerë në një aksident ajror. Në...