Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka bërë të ditur të shtunën se ka zbuluar 16 avionë luftarakë kinezë që kanë operuar pranë ishullit një ditë më parë, pothuajse në të njëjtën kohë kur presidenti i Kinës po takohej me një lidere të opozitës tajvaneze. Të premten paradite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me Cheng Li-wun, kryetaren e partisë më të madhe opozitare të Tajvanit, Kuomintang (KMT). Gjatë takimit, Xi deklaroi se Kina “nuk do të tolerojë absolutisht” pavarësinë e Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron pjesë të territorit të vet. Nga ana tjetër, Cheng e ka paraqitur vizitën e saj si një mision pajtimi për të ulur tensionet, duke i thënë Xi-t se pret që KMT dhe Partia Komuniste e Kinës të...