Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zemër të Rusisë. Bëhet fjalë për një autobombë që ka vrarë një gjeneral të lartë rus në Moskë. Komiteti Hetues i Rusisë njofton se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pasi shpërtheu një lëndë eksploziv e vendosur poshtë një makine. Sarvarov, 56 vjeç, ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura, shtoi komiteti. Raportohet se një pistë që po hetohet është se bomba u vendos me përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Qeveria në Kiev nuk ka komentuar. Hetuesit kontrolluan zonën për prova, në një parking makinash pranë një blloku apartamentesh në jug të kryeqytetit të Rusisë. Imazhet nga zona tregojnë një makinë të bardhë të dëmtuar rëndë me dyert e shpërthyera, të...