Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
Tre skiatorë u bllokuan sot nga ortekët në Austri. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë humbur jetën dhe mes tyre ishte edhe një 13-vjeçar. 13-vjeçari një shtetas çek, po bënte ski me një fëmijë tjetër në mesditë në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet Austriake. Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, sipas Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein. Ndërsa një tjetër tragjedi ndodhi në lindje, në Untertauern në Austrinë qendrore, ku një skiatore dhe partneri i saj u rrëmbyen nga një ortek.
Burimi:
opinion.al