Australi mbështet largimin e Andrew nga radha e trashëgimisë së fronit britanik

Australi mbështet largimin e Andrew nga radha e trashëgimisë së fronit britanik

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar se qeveria e tij do të mbështesë çdo nismë për largimin e Andrew Mountbatten-Windsor nga radha e trashëgimisë së fronit britanik. Në një letër drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Albanese konfirmon se Australia do të pajtohej me një propozim të tillë, në dritën e zhvillimeve të fundit që lidhen me Andrew. Andrew, i cili më herët mbante titullin princ, aktualisht është i teti në radhën e trashëgimisë, pavarësisht se iu hoqën titujt mbretërorë, përfshirë ai “princ”, në tetor, pas presionit të shtuar për shkak të lidhjeve të tij me financierin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një projektligji për ta përjashtuar atë nga radha e trashëgimisë. Kjo...