At’entati ndaj gjeneralit të lartë rus, dëshmia e të dyshuarve: Urdhrin e morëm nga Ukraina

At’entati ndaj gjeneralit të lartë rus, dëshmia e të dyshuarve: Urdhrin e morëm nga Ukraina

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) deklaroi se dy burra të dyshuar për tentativën e vrasjes së gjeneralit rus, Vladimir Alekseev kanë pohuar se urdhrin për krimin në fjalë e kishin marrë nga shërbimi i inteligjencës ukrainase (SBU). Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në atentatin ndaj Alekseev të premten. Gjenerallejtënant Vladimir Alekseev, zëvendësdrejtor i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), u qëllua në një pallat në Moskë. Ai iu nënshtrua një operacioni pas sulmit dhe tani ka rifituar vetëdijen.Moska tha se i dyshuari, një shtetas rus i lindur në Ukrainë i quajtur Lyubomir Korba, po merret në pyetje pasi u ekstradua në Rusi nga Dubai. Një bashkëpunëtor i dyshuar, Viktor Vasin, po merret gjithashtu në pyetje. Në një deklaratë, FSB tha se si Korba...