Atentat gjeneralit të lartë të inteligjencës ruse, qëllohet në shkallët e pallatit ku banonte

Atentat gjeneralit të lartë të inteligjencës ruse, qëllohet në shkallët e pallatit ku banonte

Zyrtari i dytë më i lartë në agjencinë e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si GRU, u qëllua dhe u plagos në Moskë. Gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev u shtrua në spital më 6 shkurt pasi u qëllua disa herë, përfshirë edhe në shpinë, tha Komiteti Hetimor në një deklaratë. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet. Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, tha komiteti. Raporte mediatike të pakonfirmuara thanë se Alexeyev u qëllua në shkallët e pallatit ku banonte, teksa po largohej. Alexeyev është zëvendëskomandant i GRU-së, agjencisë së inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes, e cila njihet për operacione që variojnë nga sabotimi, atentatet, spiunazhi dhe sulmet kibernetike. Alexeyev është përfshirë nga Britania në rastin e helmimit pothuajse fatal me Novichok të ish-spiunit rus, Sergei...