Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Ata duan ta shkatërrojnë vendin, por po dështojnë’, Trump: Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinën e së majtës radikale
Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë një urim për Krishtlindje, të shoqëruar me kritika të ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Presidenti republikan uroi “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale”, duke iu referuar demokratëve, të cilët ai i akuzon rregullisht për problemet e vendit.“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.Në deklaratat e tij, Trump fajëson Demokratët për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjendjen e ekonomisë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare.Shënjestër e kritikave të tij mbetet veçanërisht ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e konsideron përgjegjës për vështirësitë me të cilat,...