“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, gjatë një mbledhjeje të Bordit të Guvernatorëve në Vjenë, deklaroi se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rritje e nivelit të rrezatimit në vendet fqinje me Iranin.Sipas tij, objektet kritike bërthamore duket se nuk janë prekur nga vala e goditjeve. “Deri më tani, nuk është detektuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit. Sa i përket statusit të objekteve bërthamore në Iran, nuk kemi asnjë indikacion se Centrali i Bushehrit, Reaktori Kërkimor i Teheranit apo objektet të tjera janë dëmtuar apo goditur”, deklaroi Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i IAEA. Megjithatë, Grossi ngriti alarmin për mungesën e komunikimit me autoritetet iraniane, të cilat nuk i janë përgjigjur thirrjeve të agjencisë pas sulmit. Presidentja e...
Burimi:
javanews.al