“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!
Presidenti amerikan tha se Irani ka pësuar humbje të rënda ushtarake dhe përsëriti se Uashingtoni nuk do ta lejojë Teheranin të sigurojë armë bërthamore. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ecin “jashtëzakonisht mirë” në përballjen me Iranin, duke pretenduar se forcat iraniane kanë pësuar goditje të mëdha në det dhe në ajër. Sipas Trumpit, Irani “nuk ka më marinë”, ndërsa tha se 58 anije janë shkatërruar brenda dy ditësh. Ai shtoi se SHBA-ja zotëron “marinën më të madhe në botë” dhe se operacionet amerikane po zhvillohen me sukses. Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se Uashingtoni nuk do ta lejojë Iranin të ketë armë bërthamore. “Nëse do t’i kishin, do t’i përdornin,” tha ai, pa paraqitur prova të reja publike për këtë...
Burimi:
javanews.al