Arsyet përse efekti i luftës në Iran mund të jetë një “mundësi e artë” për Putinin

Arsyet përse efekti i luftës në Iran mund të jetë një “mundësi e artë” për Putinin

Teksa tregjet e energjisë u tronditën nga lufta me Iranin, Vladimir Putin lëvizi shpejt. Brenda pak orësh foli me Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite, me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani, me Mohammed bin Zayed në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al-Khalifa. Janë liderët që kontrollojnë OPEC-un dhe që sapo kishin vendosur rritje të prodhimit të naftës. Ku është problemi? Me Ngushticën e Hormuzit të mbyllur, ajo sasi nuk del dot në treg. Rusia ka hall tjetër. Nuk e rrit dot prodhimin, sepse nxjerrja ka rënë nën 10 milionë fuçi në ditë për herë të parë pas vitesh, nga impiantet e vjetruara. Por Moska ka diçka në dorë: një flotë të tërë cisternash “hije” me rreth 150 milionë fuçi të grumbulluara nëpër...