Arsenali strategjik/ Putini zotohet të forcojë triadën bërthamore të Rusisë
Rusia do të vazhdojë të përmirësojë aftësitë e saj ushtarake dhe teknologjike, dhe tresha bërthamore është një “prioritet i pakushtëzuar” në këtë drejtim, tha Presidenti Vladimir Putin. Putini i bëri këto komente të hënën në një video-adresim me rastin e Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, ndërsa vlerësoi ushtarët për përkushtimin e tyre në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, veçanërisht gjatë operacionit ushtarak kundër Kievit. Presidenti rus u zotua të forcojë ushtrinë dhe marinën duke përdorur përvojën luftarake nga konflikti në Ukrainë dhe të rrisë gatishmërinë luftarake në të gjitha degët ushtarake me ndihmën e shkencës dhe industrive të teknologjisë së lartë të Rusisë. “Zhvillimi i triadës bërthamore, e cila garanton sigurinë e Rusisë dhe na mundëson të sigurojmë në mënyrë efektive parandalimin strategjik dhe ekuilibrin e fuqisë në...
Burimi:
ntv.al