Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Monarkitë e Gjirit janë ndër blerëset më të mëdha në botë të armëve të teknologjisë së lartë, duke investuar miliarda “petrodollarë” në arsenale ku përfshihet elita e industrisë ushtarake globale. Megjithatë, këto vende përballen me mungesë të theksuar në trajnim dhe në kapacitete reale luftarake, aq sa shpesh detyrohen të rekrutojnë kontraktorë të huaj nga vende të ndryshme. Të gjitha monarkitë e Gjirit investojnë fuqishëm në pajisje ushtarake. Arabia Saudite ka synuar tradicionalisht sistemet më të avancuara: avionë luftarakë F-15 dhe F-35, Tornado dhe Eurofighter, si edhe avionë radarikë Boeing E-3 dhe Saab 2000, duke preferuar furnitorë amerikanë dhe evropianë për të shmangur pasojat e mundshme të embargove. Katari disponon F-15 dhe Eurofighter; Emiratet e Bashkuara Arabe kanë në flotën e tyre F-16, Mirage 2000...