Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA
Është arrestuar sërish Alex Saab, aleati i ngushtë i ish-presidentit Nicolás Maduro, gjatë një operacioni të përbashkët mes SHBA-ve dhe Venezuelës. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili konfirmoi se 54-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim. Bashkë me të, në këtë aksion u prangos edhe Raul Gorrin, pronari i rrjetit televiziv “Globovision”. Megjithatë, arrestimi është shoqëruar me paqartësi dhe reagime kontradiktore. Avokati i Saab, Luigi Giuliano, i quajti raportimet “lajme të rreme”, ndërsa gazetarë pranë qeverisë në Venezuelë gjithashtu e mohuan ngjarjen. Nga ana tjetër, kryeparlamentari Jorge Rodríguez tha në një konferencë për shtyp se nuk kishte informacion zyrtar mbi këtë ndalim. Ky zhvillim shënon një nivel të ri bashkëpunimi mes autoriteteve amerikane...
Burimi:
javanews.al