Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Policia italiane ka vënë në pranga bosin e Kamorrës Roberto Mazzarella, i cili ishte një nga personat më të kërkuar në Itali. Mazzarella, kreu i klanit me të njëjtin emër që vepron në Napoli dhe rrethinat e tij, u kap nga karabinierët pas më shumë se një viti në arrati. Ai fshihej në një resort luksoz në bregdetin Amalfitan, ku kishte rezervuar me identitet të rremë për të kaluar festat e Pashkëve me familjen. 48-vjeçari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit. Në ambientet ku qëndronte, autoritetet sekuestruan ora luksoze, rreth 20 mijë euro cash, dokumente false, telefona dhe materiale që dyshohet se lidhen me aktivitetin financiar të klanit. I shpallur në kërkim që prej 28 janarit 2025, Mazzarella akuzohet për vrasje në rrethana mafioze, përfshirë një...