Arrestohet ish-bashkëshorti i Jill Biden, akuzohet për vrasjen e gruas

Arrestohet ish-bashkëshorti i Jill Biden, akuzohet për vrasjen e gruas

Ish-bashkëshorti i Jill Biden është arrestuar pasi akuzohet për vrasje të shkallës së parë ndaj bashkëshortes së tij aktuale, Linda Stevenson, njoftuan autoritetet e shtetit të Delaware. Sipas NBC News, 77-vjeçari William Stevenson, i cili ka qenë i martuar me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, u vu në pranga të hënën dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë lidhur me vdekjen e Linda Stevenson, siç rezulton nga aktakuza e jurisë së madhe e depozituar në Delaware. Policia e Qarkut New Castle nuk dha detaje për rrethanat e vdekjes. Megjithatë, në një njoftim fillestar thuhej se efektivët iu përgjigjën një thirrjeje për një incident të dhunës në familje më 28 dhjetor, në një banesë në zonën më të gjerë të Wilmingtonit. Linda Stevenson u gjet...