Arrestimi i Maduros/ Trump: Ndërpremë energjinë dhe i kapëm në befasi! Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën rreth Venezuelës, duke vlerësuar operacionin e forcave amerikane. “Të vetmit njerëz me drita ishin njerëzit që kishin qirinj”, tha Trump, duke detajuar operacionin që ndodhi. “Ishte një akt i mrekullueshëm ushtarak”, u shpreh ai. Trump shtoi se të vetmet viktima të regjistruara në aksionin për kapjen e Nicolas Maduros ishin “kubanezët”. “Ata e dinin që po vinim… energjia elektrike për pothuajse të gjithë vendin ishte ndërprerë. Atëherë e kuptuan se kishte një problem. Nuk kishte energji elektrike… Kështu që i kapëm pak në befasi, por ishte fantastike. Ishte fantastike taktikisht. Ishte një gjë e pabesueshme”, theksoi ai. Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë! Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të. Gjatë...
Burimi:
javanews.al