Arrestimi i Maduros, Kallas: Ai nuk e kishte legjitimitetin si president i Venezuelës

Arrestimi i Maduros, Kallas: Ai nuk e kishte legjitimitetin si president i Venezuelës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për punë të jashtme, Kaja Kallas, ka kkomentuar operacionin e forcave speciale amerikane në Venezuelë, të cilët arrestuan presidentin, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij. Kallas bëri me dije se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio si dhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Karakas. Kallas tha se Brukseli po monitoron nga afër situatën në Venezuelë ndërsa shtoi se Unioni 27 anëtarësh e kishte theksuar prej kohës se Maduros I mungonte legjitimiteti. Kallas bëri thirrje për një tranzicion paqësor të pushtetit.