Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Mbreti i Anglisë, Charles III, ka reaguar pas lajmeve që vëllai i tij, tashmë ish-Princi Andrew, është arrestuar. “Mësova me shqetësim të thellë lajmin për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për shpërdorim të detyrës në një funksion publik. Tani vjen një proces i plotë, i ndershëm dhe i drejtë, përmes të cilit çështja hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet e duhura. Për këtë, siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tim të plotë. Po e them qartë: drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Teksa ky proces vijon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vijojmë detyrën dhe shërbimin ndaj jush. Charles R”, thotë...