Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes
Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve, të vendosur me iniciativën e Presidentit rus Vladimir Putin dhe me dakordësinë e Presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase njoftoi në rrjetet sociale se deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar 2,299 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, numri më i madh i të cilave lidhet me sulme me dronë. Sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase, nuk pati sulme me raketa dhe bomba ajrore të drejtuara. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri pretendime të ngjashme. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, më shumë se 1,900 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit u regjistruan nga pasditja e së shtunës deri në mëngjesin e sotëm, raportoi agjencia Tas. Sipas marrëveshjes midis Kievit dhe...
Burimi:
javanews.al