Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe që gjendet në zotërimin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022. Armëpushimi vjen pasi do të kryhen riparimet e nevojshme në linjën e fundit rezervë të energjisë elektrike të objektit bërthamor, e cila ishte jashtë funksionit pas sulmeve të 2 janarit. “IAEA vazhdon të punojë ngushtë me të dyja palët për të siguruar sigurinë në termocentralin bërthamor dhe për të parandaluar një aksident bërthamor gjatë konfliktit. Ky armëpushim i përkohshëm, i katërti që kemi negociuar, tregon rolin e domosdoshëm që vazhdojmë të luajmë”, tha Drejtori i Përgjithshëm, Rafael Grossi. Një ekip i IAEA-s është nisur nga Vjena...
Burimi:
opinion.al