Arabia Saudite në prapaskenë/ Bin Salman ndikoi direkt në eliminimin e Ali Khameneit

Arabia Saudite në prapaskenë/ Bin Salman ndikoi direkt në eliminimin e Ali Khameneit

Arabia Saudite dyshohet se ka luajtur një rol kyç diplomatik në prapaskenë në operacionin që çoi në vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite në Teheran. Sipas raportimeve ndërkombëtare, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman zhvilloi disa telefonata private me presidentin amerikan Donald Trump gjatë javëve të fundit, duke e shtyrë Washingtonin drejt një veprimi ushtarak kundër Teheranit. Megjithëse publikisht Riadi kishte mbështetur zgjidhjen diplomatike të krizës bërthamore iraniane, në bisedimet private me administratën amerikane, princi saudit thuhet se ka argumentuar se vonesa do ta bënte Iranin “më të fortë dhe më të rrezikshëm”. Sipas burimeve të cituara nga The Washington Post, ai ka paralajmëruar se mungesa e një goditjeje të menjëhershme do të rrezikonte ekuilibrin rajonal. Qëndrimi...