Anulime dhe devijime fluturimesh, sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos

Anulime dhe devijime fluturimesh, sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos

Kompanitë ajrore vazhdojnë të anulojnë dhe devijojnë fluturimet në Lindjen e Mesme pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ajrore kundër Iranit. Fluturimet në drejtim të aeroporteve Tel Aviv-it, Dubai-t, Doha-s, dhe anasjelltas, janë pezulluar. Disa shtete europiane po i paralajmërojnë qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në drejtim të Bahrein-it, Kuvajt-it, Katar-it dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), përveç atyre që janë të domosdoshme. Po ashtu qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë në vende të sigurta. Irani ka nisur sulme ndaj shteteve të Gjirit si pjesë e hakmarrjes ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit që filluan herët të shtunën. Zyrtarët e qeverisë britanike po planifikojnë të evakuojnë shtetasit britanikë nga Lindja e Mesme, raportojnë mediat angleze. Por koha e një veprimi të tillë mbetet e paqartë,...