Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar
Shefi i OKB-së ka deklaruar se organizata është në rrezik nga një “kolaps financiar i afërt”, duke përmendur tarifat e papaguara dhe një rregull buxhetor që e detyron organin global të kthejë fondet e pashpenzuara. Kështu raporton Reuters këtë të premte. “Kriza po thellohet, duke kërcënuar zbatimin e programeve dhe duke rrezikuar kolaps financiar. Situata do të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen e afërt,” shkroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në një letër që mban datën 28 janar, drejtuar ambasadorëve. OKB-ja po përballet me një krizë të fortë likuiditeti pasi kontribuesi më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara, kanë shkurtuar financimet vullnetare për agjencitë e organizatës dhe ka refuzuar të bëjë pagesat e detyrueshme për buxhetin e rregullt dhe atë...
Burimi:
javanews.al