Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Pasi presidenti Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dyjavore mes SHBA-së dhe Iranit dhe kryediplomati Abas Aragchi garantoi se gjatë së njëjtës periudhë, Teherani do të sigurojë kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, anijet e para lundruan përmes kanalit jetik ujor, ku qarkullon gati 1/5 e naftës së gazit të lëngshëm natyror botëror. Ky zhvillim bëri gjithashtu që tregjet financiare globale të reagonin pozitivisht, ndërsa çmimi i karburanteve pësoi uljen më të madhe, ku nafta e papërpunuar Brent arriti në rreth 94 dollarë për fuçi. Pas njoftimit të Pakistanit se pret të premten delegacionet e dy vendeve për vijuar negociatat, zv. presidenti i SHBA-së, JD Vance tha  Trump e kishte udhëzuar të gjithë ekipin amerikan, përfshirë Sekretarin e Shtetit Rubio dhe të...