Anija turke e naftës goditet nga droni në Detin e Zi
Anija turke e naftës “Altura” është goditur nga një dron rreth 15 milje detare (28 kilometra) larg Ngushticës së Bosforit, në afërsi të Stamboll, raportojnë mediat turke. Sipas televizionit NTV, në bordin e anijes ndodhej një ekuipazh prej 27 personash, të cilët janë të gjithë të sigurt dhe nuk kanë pësuar lëndime. Anija, e cila mban flamurin e Sierra Leones, ishte nisur nga porti rus i Novorossiysk me rreth një milion fuçi naftë të papërpunuar, sipas të dhënave të gjurmimit detar. “Altura” ndodhet gjithashtu nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në bord pas goditjes nga droni në Detin e Zi, duke shkaktuar dëmtime që çuan në depërtimin e ujit në dhomën e motorëve. Pas incidentit, anija...
Burimi:
vizionplus.tv