Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend (EMRI)

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një kantier ndërtimi në Acton, Londër, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën, pasi ka rënë në një bosht ventilimi. Mësohet se bëhet fjalë për 19-vjeçarin Renols Lleshi, po ndihmonte në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë në katin e 12-të të një pallati në ndërtim, në zonën e Ark Soane Academy në Mill Hill Road. Sipas mediave britanike, i riu shkeli mbi një bosht ventilimi, duke e bërë të binte gjashtë kate poshtë, çka i shkaktoi vdekjen. Autoritetet britanike kanë kontaktuar se hapësira ishte mbuluar vetëm me një fletë kartoni gipsi dhe shkumë çatie, masa këto të pamjaftueshme sigurie. Ndërsa më tej u zbulua se inspektimet rutinë të objektit nuk përfshinin zonën e kopshtit të...