Anëtarësimi i Ukrainës, BE i rikthehet planit të hershëm, por pranimi do të ishte me të drejta të kufizuara
“Komisioni Evropian po shqyrton mundësitë për t’i lejuar Ukrainës anëtarësimin e shpejtë, por me të drejta të kufizuara në Bashkimin Evropian, si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë”, thanë dy zyrtarë të Unionit për agjencinë “Reuters”. Sipas tyre, anëtarësimi i Ukrainës me të drejta të plota mund të sigurohet vetëm pas kalimit të periudhës së tranzicionit dhe pasi të garantohen kushtet për një gjë të tillë në këtë shtet. Zyrtarët pohojnë se ideja, që është ende në fazë fillestare, mund edhe të mos realizohet, pasi edhe për anëtarësimin me të drejta të kufizuara nevojitet miratimi në parlamentet kombëtare dhe dakordësia e të gjitha qeverive të vendeve anëtare. “Duhet të pranojmë se ndodhemi aktualisht në një realitet krejtësisht ndryshe prej atij kur rregullat për anëtarësim...
Burimi:
ntv.al