Andrew në dosjen Epstein, reagon Mbreti Charles: Jemi të gatshëm për bashkëpunim
Mbreti Charles ka reaguar për herë të parë publikisht në skandalin që lidhet me Jeffrey Epstein, duke deklaruar se Pallati Buckingham është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë lidhur me akuzat ndaj Andrew Mountbatten-Windsor. “Mbreti e ka bërë të qartë shqetësimin e tij të thellë për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë në lidhje me sjelljen e Mountbatten-Windsor,” thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të Pallatit Buckingham. “Ndërsa pretendimet konkrete janë çështje që duhet t’i adresojë vetë Mountbatten-Windsor, nëse policia e Thames Valley na kontakton, ne jemi të gatshëm ta mbështesim, ashtu siç pritet,” shtoi ai. Kjo vjen pasi policia konfirmoi se po vlerëson nëse ka baza për të nisur një hetim pas një ankese të paraqitur nga grupi anti-monarki Republic, i cili e...
Burimi:
ntv.al