Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë
Nga përplasja e BE-së në epokën e komisionerit Mario Monti kundër Microsoft-it, i akuzuar për abuzim me pozicionin dominues, një debat që nisi në vitin 1998 dhe përfundoi me gjobën e parë të madhe transatlantike në 2004-ën, kemi kaluar në një “luftë të ftohtë” të mirëfilltë për teknologjinë e lartë, të nisur nga SHBA-të kundër Brukselit. Kjo është një ofensivë e përbërë nga tarifa ndëshkuese dhe tani edhe nga ndalimi i personazheve, mbi të gjithë ish-komisioneri Thierry Breton. Ata akuzohen se janë mbrojtës të rregullave për mbrojtjen e përdoruesve digjitalë. Bëhet fjalë për ligjet – Digital Markets Act dhe Digital Service Act – të votuara vitin e kaluar me shumicë të madhe dhe të mbështetura nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Në epokën e Donald Trump-it dhe gjigantëve...