ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?
Nga Frud Bezhan, REL Mbyllja efektive e Ngushticës së Hormzit nga Irani, si përgjigje ndaj fushatës masive bombarduese të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ka shkaktuar tronditje në tregjet botërore të energjisë dhe ka bërë që çmimet e naftës të rriten. Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, thonë ekspertët, nëse ndërpritet edhe kalimi përmes Ngushticës Bab al-Mandab, që është një tjetër rrugë kyç detare në Lindjen e Mesme. Një pikë e ngushtë strategjike pranë brigjeve të Iranit, Ngushtica e Hormuzit e lidh Gjirin Persik me oqeanin dhe tregjet globale përmes Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik. Po ashtu, Bab al-Mandab është një kalim i ngushtë për anijet që hyjnë ose dalin nga Deti i Kuq, ndërkaq pjesa më e madhe e bregdetit të Jemenit...
Burimi:
javanews.al