Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës
Pavarësisht se refuzuan të bashkohen drejtpërdrejt në sulmet kundër Iranit, udhëheqësit evropianë i janë përgjigjur përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme duke dërguar anije luftarake, avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur bazat dhe aleatët në rajon. Megjithatë, kjo shfaqje force – një nga mobilizimet më të mëdha ushtarake të Evropës në vitet e fundit – ka nxjerrë në pah edhe kufijtë e aftësive mbrojtëse të kontinentit, sipas zyrtarëve dhe analistëve. Mobilizimi konsiderohet testi i parë i madh i kapaciteteve ushtarake evropiane që kur presidenti amerikan Donald Tramp u bëri presion aleatëve evropianë të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen, numrin e trupave dhe përgjegjësitë për sigurinë e tyre. Ekspertët thonë se përgjigjja aktuale tregon se riarmatimi dhe rekrutimi në Evropë janë ende...
Burimi:
javanews.al