Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Analiza e DW/ Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Debati në Parlamentin Evropian këtë javë e bëri të qartë një gjë: Evropa nuk arrin dot ta përkthejë në influencë shqetësimin e saj në lidhje me Iranin. Anëtarët e Parlamentit Evropian debatuan rreth mënyrës se si BE duhet t’i përgjigjet sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke zbuluar edhe përçarjet e thella brenda bllokut dhe institucioneve të tij për këtë çështje. Debati i Strasburgut nxori në pah një Evropë të prekur thellësisht nga kriza, por mezi në gjendje të ndikojë tek ajo siç do të donte. “BE-ja thjesht nuk luan absolutisht asnjë rol të rëndësishëm për momentin”, thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programit MENA në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR). “Evropianët janë të parëndësishëm.” Më parë ndërmjetësuese BE-ja më parë e konsideronte veten një lojtar kyçe në Iran. Që nga...