Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?
Trump u kërkon qytetarëve iranianë të bëjnë revolucion, të sulmojnë pallatet e pushtetit, por sapo ajatollahët pezullojnë varjet, ai ndalet, e nis nga e para dhe kalon te diçka tjetër, siç i pëlqen atij: Kuba, Groenlanda, tarifat doganore. Historia, megjithatë, ecën shumë më ngadalë se një postim në rrjetet sociale. Revolucioni që Trump imagjinon dhe nxit në ditët më të nxehta të protestave është një revolucion “alla francez”: përzënia e tiranit dhe shkatërrimi i regjimit të vjetër. Për iranianët kjo nuk është asgjë e re. Ata e kanë përjetuar tashmë në vitin 1979. Atëherë, e gjithë elita drejtuese pro-monarkike u arratis pak pas shahut (pilotët e avionëve luftarakë ikën me avionët në Irak, miliarderët e oborrit transferuan kapitalet, borgjezia dërgoi të rinjtë në mërgim vullnetar)....
Burimi:
javanews.al