Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Donald Trump për Iranin, duke paralajmëruar se retorika e tij po përshkallëzohet dhe po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Në një reagim publik në rrjetin social X, Callamard theksoi se këto deklarata nuk janë thjesht fjalë, por mund të kenë pasoja reale në terren. Sipas saj, një gjuhë e tillë mund të çojë në sulme të synuara apo të pakontrolluara ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. “Si mund të mbrohen njerëzit nga diçka që paraqitet si kërcënim ekzistencial? Është thjesht e frikshme,” u shpreh ajo. Duke ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në rajon, Callamard shtroi pyetjen: “Ku do të përfundojë kjo?” Ajo paralajmëroi se tensionet po rriten në...