Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, ka bërë një deklaratë kontroverse në podkastin e Tucker Carlson-it, pasi ky i fundit i tregoi një pasazh nga Bibla. Pasazhi interpretohet shpesh si një e drejtë e Izraelit për të pasur territoret ndërmjet Nilit dhe Eufratit, ose i quajtur ndryshe si Izraeli “biblik”. Pasi Carlson i përmendi këtë pjesë nga Bibla, ambasadori Huckabee u shpreh se “Do të ishte në rregull që t’i merrnin të gjitha”, duke lënë të nënkuptohet që Izraeli t’i merrte këto territore dhe të krijonte Izraelin “biblik”. Podkasti i publikuar të premten u prit me ashpërsi nga vendet arabe, të cilat dolën me një deklaratë të përbashkët këtë të diel, të përfaqësuara nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe. Deklarata u nënshkrua...