Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi përsëri ndaj spekulimeve në mediat sociale që pretendonin se ai kishte vdekur, ndërsa postoi këtë të martë një video të re, kësaj here me momentet e takimit të ambasadorit amerikan, Mike Huckabee. Huckabee i tha duke qeshur: “Presidenti Trump donte të sigurohej që ishit mirë”, ndërsa Netanyahu iu përgjigj me buzëqeshje: “Po, Mike, jam gjallë.” Ai gjithashtu ironizoi teoritë që pretendonin se videot e tij të fundit ishin krijuar me inteligjencë artificiale. “Ne shtrëngojmë duart me pesë gishta në secilën dorë”, tha Netanyahu. Gjatë takimit, Netanyahu tregoi një kartë me emrat e udhëheqësve të lartë iranianë që Izraeli po i shënjestron. Ai tha se kishte fshirë dy emra gjatë natës, Ali Larijani dhe Gholamreza Soleimani, të vrarë së fundmi ndërsa...