Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare
Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka ndarë këtë të premte, më 20 shkurt, një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, lidhur me vizat. “Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, ka deklaruar Rubio në një konferencë të zhvilluar pak ditë më parë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Ndërkohë sjellim ndërmend se muajin e kaluar, ambasada në Tiranë pati publikuar një tjetër paralajmërim sa i takon vizave për qytetarët shqiptarë. Ambasada u kujtonte pasojat që mund të kenë në rast se shkelin periudhën e lejuar të qëndrimit në SHBA. “Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në...
Burimi:
javanews.al