Aludimet se Epstein mund të ketë punuar për Izraelin, reagon Netanyahu

Aludimet se Epstein mund të ketë punuar për Izraelin, reagon Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përdorur vëmendjen e ripërtërirë ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar paraardhësin e tij Ehud Barak, duke deklaruar se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”. E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy u takuan disa herë në vitet 2015 dhe 2016, vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit. Fotografi të qarkulluara në atë kohë tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York. Në komentin e tij të parë publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha se “marrëdhënia e pazakontë dhe e ngushtë e Epsteinit me Ehud Barakun nuk sugjeron se Epsteini ka punuar për Izraelin, ajo provon të kundërtën”. “I...