“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka sqaruar se nuk ka parë asnjë provë për ekzistencën e kontaktit me alienë, disa orë pasi një deklaratë e tij në një podcast shkaktoi bujë në media. Gjatë një bisede me prezantuesin amerikan të podcastit Brian Tyler Cohen, Obama iu përgjigj një serie pyetjesh të shpejta. I pyetur “A janë alienët realë?”, ai tha: “Janë realë, por unë nuk i kam parë.” Ai shtoi me shaka: “Nuk po mbahen në Zonën 51. Nuk ka ndonjë strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston një komplot gjigant dhe e kanë fshehur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”. Deklarata u pasqyrua nga media në mbarë botën, me tituj që sugjeronin se Obama kishte konfirmuar ekzistencën e alienëve. Edhe Time Magazine raportoi mbi reagimet, duke cituar...