Ali Larijani apel botës islame: Irani u përball me një agresion “amerikano-sionist”
Ali Larijani ka publikuar një mesazh drejtuar myslimanëve në mbarë botën dhe qeverive të vendeve islame, ku kritikon mungesën e mbështetjes ndaj Iranit në përballjen e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin. Në deklaratën e tij, Larijani pretendon se Irani është përballur me një agresion “amerikano-sionist” që, sipas tij, ndodhi gjatë negociatave dhe kishte për qëllim dobësimin dhe shpërbërjen e vendit. Ai thotë se nga sulmet janë vrarë civilë dhe komandantë ushtarakë, si dhe një figurë e rëndësishme e revolucionit islamik.Sipas Larijanit, pavarësisht këtyre zhvillimeve, populli iranian ka reaguar me rezistencë të fortë kombëtare dhe fetare, duke bërë që, sipas tij, kundërshtarët të përballen me një situatë strategjike, nga e cila e kanë të vështirë të dalin. Në mesazhin e tij, ai...
Burimi:
ntv.al