Aleatët arabë në alarm: Frikë nga përshkallëzimi dhe kolapsi i mundshëm i Iranit
Disa prej tyre kanë deklaruar se rezervojnë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur, por një veprim i tillë do të peshohej me shumë kujdes. Sipas BBC, ky është pikërisht skenari që liderët rajonalë janë përpjekur me ngulm ta shmangin javët e fundit, duke u angazhuar intensivisht në përpjekje ndërmjetësimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Tashmë është e qartë se administrata Trump ka ndjekur më shumë këshillat e Izraelit sesa ato të aleatëve arabë. Vendet arabe janë të shqetësuara se sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit do të destabilizojnë rajonin dhe do ta tërheqin atë në një luftë më të gjerë, raporton BBC, “Ato druajnë se Irani mund të godasë jo vetëm objektivat amerikane në territorin e tyre, por edhe infrastrukturë jetike si impiantet e gazit...
Burimi:
ntv.al