Aleancë ushtarake Prishtinë-Tiranë-Zagreb? Vuçiç: Do investojmë më shumë në mbrojtje

Aleancë ushtarake Prishtinë-Tiranë-Zagreb? Vuçiç: Do investojmë më shumë në mbrojtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar para mediave në Mynih se është shumë i shqetësuar për aleancën mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Vuçiç theksoi se ende po pret përgjigje në pyetjen se pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Ai paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje. “Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e...