Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Pasi i kaloi dy dekada karrierë të suksesshme duke prodhuar interiore për markat kryesore botërore të automobilave, Tomasi, ish-menaxher i lartë në një kompani shumëkombëshe italiane, u largua nga industria e makinave në vjeshtën e vitit 2025. “Mendoj se është e mbaruar”, i tha çeku Radios Evropa e Lirë (REL), duke shpjeguar arsyen kryesore pse u largua nga biznesi. “Industria ka marrë fund”, shtoi Tomasi, i cili kërkoi që mbiemri i tij të mos përdoret në këtë tekst. Industria e famshme evropiane e automobilave përballet me rrezikun e një vërshimi automjetesh kineze me cilësi të lartë dhe çmime jashtëzakonisht të ulëta – disa deri në 10.290 euro në tregje të caktuara – të cilat nisën të mbërrijnë në kontinent veçanërisht pas pandemisë së Covid-19. Ekspertët...