Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore
Një krizë e mundshme e furnizimit me karburant për avionët po kërcënon trafikun ajror në Evropë, duke vënë në pikëpyetje sezonin veror. Sipas një raportimi të Corriere della Sera, rezervat aktuale të “jet fuel” mund të shterojnë që mes javës së dytë dhe të tretë të majit, përfshirë edhe ngarkesat e fundit të mbërritura nga Gjiri Persik. Burime të brendshme të Bashkimit Evropian, të cituara nga media italiane, paralajmërojnë se situata është më serioze nga sa është bërë publike deri tani. Vetëm dy shtete evropiane thuhet se kanë rezerva emergjente për deri në 90 ditë, ndërsa shumica e vendeve nuk do të mund të përballonin një krizë më të gjatë se 30 ditë. Disa shtete madje mund të kenë autonomi vetëm për 8-10 ditë. “Rreziku...
Burimi:
javanews.al